Flash News

POLITIKOFF

"Oh Zoti im", Victoria publikon një video të David Beckham teksa ai këndon dhe pjek gështenja

"Oh Zoti im", Victoria publikon një video të David Beckham

Duket se Victoria Beckham nuk është e vetmja anëtare e familjes së saj me disa aftësi në të kënduar.

Ish-anëtarja e 'Spice Girls' postoi një video në Instagram të premten, ku shihet bashkëshorti i saj, David Beckham, teksa këndon klasikun e festës "The Christmas Song".

Në klip, stilistja i afrohet bashkëshortit të saj teksa ai është para oxhakut duke pjekur, me sa duket, disa gështenja.

"Gështenja që piqen në zjarr të hapur/ Jack Frost të kafshon në hundë," dëgjohet teksa yhotë superylli i futbollit me një kapuç babagjyshi në kokë.

Më pas ai kthehet dhe kupton që gruaja e tij po e filmon atë. Victoria Beckham, 47-vjeçe, qesh dhe i thotë: “Oh Zoti im. Ai në fakt po përpiqet.”

"Po përpiqeshe shumë me atë vokal," i thotë ajo me shaka.

David Beckham, 46-vjeç, përgjigjet duke qeshur: "Oh, më vjen keq, Adele", ndërsa Victoria Beckham qesh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)

Të fundit