Flash News

POLITIKOFF

Sulmoi me thikë shkrimtarin duke e verbuar në njërin sy, dënohet me 25 vite burg autori

Sulmoi me thikë shkrimtarin duke e verbuar në njërin sy,

Një gjykatë në New York ka dënuar me 25 vjet burgim 27-vjeçarin Hadi Matar, i cili sulmoi me thikë shkrimtarin Salman Rushdie në vitin 2022, duke e lënë atë të verbër në njërin sy.

Rushdie nuk ishte i pranishëm në seancën e shpalljes së dënimit të sulmuesit të tij, ndonëse ishte dëshmitar kyç në proces. Ai kishte deklaruar më herët se mendoi se do të vdiste, pasi Matari e goditi mbi 10 herë me thikë në kokë dhe trup.

Sulmi ndodhi gjatë një ligjërate që Rushdie po mbante në Institutin Chautauqua në New York. Para se të dënohej, Matar e quajti Rushdien “hipokrit”.

Ai u dënua me 25 vjet burgim për përpjekje për vrasje dhe me shtatë vjet të tjera për therjen e një burri tjetër që ndodhej në skenë me Rushdien.

Të fundit