Flash News

POLITIKOFF

Olta bën twerk në tavolinë, “shokohet” Ilir Shaqiri (VIDEO)

Olta bën twerk në tavolinë, “shokohet” Ilir Shaqiri

Olta Gixhari ka ndezur studion e “Dancing Ëith The Stars” me lëvizje provokuese teksa ka imituar një lëvizje hot të konkurrentes së spektaklit, pasi Ilir Shaqiri i tha kësaj të fundit se nuk i pëlqeu mënyra se si lëvizi belin.

Në atë moment, aktorja, e cila është anëtare jurie e DËTS së bashku me Ilirin, ka vendosur të demonstrojë lëvizjet në tavolinë.

Teksa ktheu të pasmet nga kolegu i saj, ajo nisi të bëjë tëerk dhe iu drejtua: “Kështu bëhet?”.

Por Ilir Shaqiri nuk e kishte mendjen në atë momentin pasi po diskutonte me konkurrenten dhe ktheu sytë nga aktorja në çastin që ajo përfundoi “performancën” e saj

“Nuk e pashë? E bëre?”, iu drejtua ai Olta Gixharit. Por aktorja iu kthye duke iu përgjigjur: “E humbe” dhe u ul në karrigen e saj.

Situata krijoi konfuzion tek balerini, i cili shtoi: “Na mbytën performancat”, ndërsa nisën të qeshurat.

Të fundit