Flash News

POLITIKOFF

Olta dhe Luizi konfirmojnë se do të luajnë në një film bashkë

Olta dhe Luizi konfirmojnë se do të luajnë në një film

Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli konfirmuan zërat se do të jenë personazhet kryesorë të një filmi. “Filloi...” shkroi Luizi në një foto ku duket bashkë me Oltën, teksa lexojnë, me gjasë, skenarin e filmit.

Skenari i filmit është shkruar nga Koloreto Cukali, ndërsa Top Channel është producent. Kujtojmë se më herët, Olta dhe Luizi kanë përmendur që një projekt kinematografik është në axhendën e tyre.

Olta u shpreh në Instagram se “Plani i radhës është një film me një kast që as ju shkon mendja”, ndërsa Luizi, në intervistën në podkastin me kryeministrin Edi Rama, tha se do të jetë pjesë e një filmi.

Olta dhe Luizi konfirmojnë se do të luajnë në një film

Të fundit