Flash News

POLITIKOFF

Olta Gixhari dhe Kiara Tito shfaqen krah njëra-tjetrës

Olta Gixhari dhe Kiara Tito shfaqen krah njëra-tjetrës

Edhe pse në shtëpinë e “Big Brother VIP” raporti i tyre përtej luhatjeve, nuk ka qenë i mirë, përkundrazi, ka pasur momente delikate dhe tejkalim kufijsh, pas daljes Luizi, Kiara dhe Olta duket se do kenë një marrëdhënie shumë të mirë.

Si fillim, Luizi ka thënë fjalët më të mira për aktoren që kur ajo la shtëpinë. Ai është shprehur se e vlerëson dhe përtej faktin që kanë qenë konkurrentë ‘e do fort’. Nga ana tjetër, Olta ka bërë disa deklarata kontradiktore pasi është shprehur se Luizi është mashrtues profesionist dhe se nuk beson të lidhja e tij me Kiarën. Por, së fundmi është shfaqur krah kësaj të fundit dhe ka deklaruar se e do Luizin si mik, se do jenë shokë dhe se madje do shkojë me patjetër te dasma e tyre. Në një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, Olta është pyetur për deklaratat e Luizit që ka thënë se e do aktoren, duke shkruar: “Edhe unë e dua fort por nuk e pranoj nga inati”.

Olta Gixhari dhe Kiara Tito shfaqen krah njëra-tjetrës

Ndërkohë në videon me Kiarën ato shihen në ambientet e Top Channel me njëra-tjetrën duke shkëmbyer batuta.

Të fundit