
Flash News
Rama i propozoi të kandidonte për PS në Tiranë, Alfred Peza refuzon ftesën
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Mbetet i lartë numri i jetëve të humbura, viktimat nga mosha 22-87 vjeç; 777 raste të reja me Covid-19
Mitet mediatike të Najadës dhe Luljetës në përdorimin prej spin doctor-i të Ramës
E shtruar prej një muaji në Infektiv, ndërron jetë nga Covid-19 studentja 22-vjeçare
Olta Gixhari flet për partnerin "misterioz" dhe tregon se Armina Mevlani i ka vënë emrin djalit të saj
Aktorja Olta Gixhari, prej një viti jeton në Spanjë me partnerin e saj, me të cilin janë bërë dhe prindër të një djali që e kanë pagëzuar me emrin Amar.
Për shkak të pandemisë dhe pastaj sepse u bë nënë, Olta prej një viti nuk ka qenë në Shqipëri dhe vetëm para pak ditësh ka ardhur. Daljen e parë televizive e ka bërë në "Dua të të bëj të lumtur" dhe pastaj në disa ekrane të tjera.
E ftuar në "Jonida`s Room", Olta ka treguar se në fakt emrin djalit të saj ia ka vënë blogerja Armina Mevlani.
“Amar lindi me dy A tek këmbët e vockla, në taban. Postimi parë i Amarit në Instagram, që unë dhashë lajmin që lindi, ka dy A shumë të qarta. Kush ma tha mua emrin? Kam folur me mikeshat e mia dhe u kam thënë 'më dërgoni lista ose emra që mendoni' dhe një ndër to ishte Armina Mevlani. Armina ishte shumë tek emrat spanjollë dhe midis emrave që më dha ishte Amar. Të nesërmen kthehem prapë po shihja Amar dhe i thashë partnerit tim 'më pëlqen shumë, kam gjithë natën që e mendoj është e çuditshme'. U la me aq biseda dhe kalonin ditët, e unë mbeta tek ky emër."
Por pse nuk e tregon asnjëherë partnerin e saj Olta?
Ajo tha se atij nuk i pëlqen të shfaqet në rrjete sociale dhe se nuk e koncepton këtë gjë, pasi është shumë diskret dhe se dëshiron ta respektojë vendimin e tij.
“Kemi një ndryshim në dukje të parë, por dhe ai thellë-thellë është si unë. Nuk është i fushës së artit. Më pëlqen shumë që ai nuk ma ka ndrydhur këtë pjesën e koketës që kam unë, energjinë, çmenduritë e mia. Është njeri që më jep liri dhe shumë qetësi, sepse nuk bëra kot valixhet gati dhe të ikja. Deri tani jemi shumë rehat me njëri-tjetrin, e plotësojmë shumë mirë njëri-tjetrin”, u shpreh aktorja e cila jetesën e ka zhvendosur në Spanjë me familjen e saj të vogël dhe nuk e mendon kthimin në Shqipëri.
Ditari politik









Të fundit


Veliaj: Kemi shumë të rinj në listat që do dalin nesër
7 Mars 2021, 21:40





Surprizë në Superiore, Skënderbeu i mohon kreun Partizanit
7 Mars 2021, 18:48


Miley Cyrus ka pësuar krizë identiteti kur luante "Hannah Montana"
7 Mars 2021, 17:31

Covid-19/ Italia po planifikon ashpërsimin e masave
7 Mars 2021, 16:47
Mbërrijnë 3 mijë vaksina ruse në Maqedoninë e Veriut
7 Mars 2021, 16:15
Rama i propozoi të kandidonte për PS në Tiranë, Alfred Peza refuzon ftesën
7 Mars 2021, 15:43


Basha rikthen Eduard Halimin, emërohet koordinator politik i PD
7 Mars 2021, 13:56
Izraeli “rikthehet” në jetë, bllokimet anti-Covid thuajse kanë mbaruar
7 Mars 2021, 13:39


Festa e 7-Marsit, politika shqiptare uron “Ditën e mësuesit”
7 Mars 2021, 11:47
Tërmeti i fuqishëm në Greqi, shënohet viktima e parë
7 Mars 2021, 11:35