POLITIKOFF

Olta Gixhari: Kam varësi psikologjike të frikshme nga partneri

Olta Gixhari: Kam varësi psikologjike të frikshme nga partneri

Olta Gixhari para pjesëmarrjes në "Big Brother VIP" ka qenë shumë hermetike për jetën e saj personale. Ajo nuk e ka zbuluar ende identitetin e partnerit teksa edhe djalin e ekspozon rrallë. 

Por, partneri për aktoren ka një ndikim aq të madh, sa ajo thotë se është e varur psikologjikisht nga ai. Olta ka deklaruar së fundmi se çdo vendim që merr, ka nevojë për fjalën e tij. 

Ndonjëherë nuk i gjej fjalët për ta shpjeguar pse vendosa të vijë këtu. Sepse unë praktikisht e kisha harruar Oltën komplet, e kisha lënë çdo gjë. Për mua familja është gjithçka. Ata të dy i dua shumë. Nuk jetoj dot pa ata. Për mua është sfidë më vete, se jam shumë e varur psikologjikisht nga burri im. Unë kam nevojë për fjalën e atij për çdo hap që hedh. Unë që dukem femër e fortë, kam varësi psikologjike nga ai njeri, të frikshme. Unë çdo veprim që bëj këtu më del para syve ai”, është shprehur aktorja.

Të fundit