Flash News

POLITIKOFF

Olta tregon çfarë bisedoi me Luizin pas fitores së BBV

Olta tregon çfarë bisedoi me Luizin pas fitores së BBV

Si fillim u bënë miq të mirë, më pas u kthyen në ‘armiq të përbetuar’, por në fund e mbyllën mirë.

Po flasim për Luizin dhe Oltën që kanë patur një marrëdhënie shumë të ndërlikuar me njëri-tjetrin. Por, para daljes Olta rregulloi disi raportet me Luizin i cili ka folur me superlative për të, duke thënë se loja e tij pa aktoren nuk do kishte kuptim.

Pasi Luizi u shpall fitues të shtunën, videot e ndryshme në mediat sociale treguan dy ish-kundërshtarët në një takim të përzemërt. Por, çfarë folën ata me njëri-tjetrin?

Kjo pyetje i është bërë Oltës në ‘Shqipëria Live’ dhe ajo ka treguar:

“Çfarë mendoni ju që i thash… i urova fitoren, i thash bravo, urime, i thash qetësohu se gjithçka është në rregull. Nuk e urova për martesë. Harrova, po fitorja është më e rëndësishme se ai është martuar 3 herë deri tani, kemi kohë ta urojmë për dasmën, po fitorja është shumë e madhe… Kiarën e ka, nuk është risi, ka kohë që e ka …. do ta uroj sapo të vij të pimë ca gota”, tha Olta.

Të fundit