Flash News

POLITIKOFF

Operacioni në tru i Maradonës, flasin mjekët për gjendjen shëndetësore të argjentinasit

Operacioni në tru i Maradonës, flasin mjekët për gjendjen

Diego Armando Maradona i është nënshtruar një operacioni në tru, e cila ishte një urgjencë. Por si duket legjendari argjentinas po përmirësohet.  Maradona iu nënshtrua të martën, një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente, që rezultoi e suksesshme.

Ky lajm është konfirmuar nga zëdhënësi i 60-vjeçarit, Sebastian Sanchi i cili theksoi se gjithçka shkoi siç ishte parashikuar.

Operacioni në tru i Maradonës, flasin mjekët për gjendjen

E ndërsa mjeku i tij personal Leonardo Luque, tha se operacioni u krye në Klinikën Olivos të Buenos Airesit dhe zgjati rreth 80 minuta:

“Arritëm të heqim gjakun e mpiksur dhe Diego e përballoi mirë operacionin, është nën kontroll dhe do të mbetet nën vëzhgim."

Legjenda e futbollit botëror vuante nga një mpiksje gjaku mes kafkës dhe trurit, që iu evidentua pas analizave që bëri kur u shtrua në spital. Kujtojmë se në fillim, Maradona u shtrua për anemi dhe depresion.

 

Të fundit