Flash News

POLITIKOFF

Opozita lë sallën e parlamentit në momentin që Rama merr fjalën

Opozita lë sallën e parlamentit në momentin që Rama merr

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetët e Partisë Demokratike kanë lënë sallën në momentin kur kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në mbledhjen e dy kuvendeve në parlament. Në një prononcim për mediat, kryetari demokrat, Sali Berisha shpjegoi se përse u larguan nga salla.

Opozita lë sallën e parlamentit në momentin që Rama merr

“Fakti që u largova nga parlamenti, u largova për të përfaqësuar kombin shqiptar, të gjithë qytetarët e Kosovës që ndjehen të tradhtuar nga një kryeministër shqiptar, u largova për të përfaqësuar ndjenjat e dhjetëra-mijëra familjeve shqiptare që kanë humbur familjet e tyre nga barbaritë serbe, dhe Edi Rama prej katër muajsh, nuk lejon votimin e rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. U largova për të përfaqësuar ata dhjetëra-mijëra shqiptarë qau larguan nga Shqipëria prej politikave çnjerëzore të Edi Ramës. Të gjitha këto janë arsyet që nuk mund të pranoja të dëgjoja ligjëratën e një njeriu, që pas Enver Hoxhës është armiku më i egër i kombit shqiptar,” tha Berisha.

 

Të fundit