Flash News

POLITIKOFF

“Oppenheimer” rrëmben 7 çmime në ceremoninë e Oscar, Cillian Murphy shpallet aktori më i mirë

“Oppenheimer” rrëmben 7 çmime në ceremoninë e

Cillian Murphy është bërë fituesi i parë me origjinë irlandeze që fiton çmimin aktori më i mirë, për rolin e tij në “Oppenheimer”.

Filmi dominoi me 7 çmime, duke fituar filmin më të mirë, regjisorin më të mirë për Christopher Nolan dhe aktorin më të mirë dytësor për Robert Doëney Jr.

Murphy u emërua aktori më i mirë kryesor për portretizimin e tij të mirënjohur të fizikantit teorik J Robert Oppenheimer.

“Unë jam një irlandez shumë krenar që qëndroj këtu sonte. Ne bëmë një film për njeriun që krijoi bombën atomike, dhe për mirë apo për keq, ne të gjithë jetojmë në botën e Oppenheimer, kështu që unë do të doja t'ia kushtoja këtë paqebërësve kudo që janë”, deklaroi Murphy.

Filmi “Poor Things” mori katër çmime - duke përfshirë aktoren më të mirë për Emma Stone - dhe “The Zone of Interest”, rrëmbeu dy çmime.

Të fundit