Flash News

POLITIKOFF

Ori Nebiaj infektohet me koronavirus, Isli zbulon si është gjendja e saj shëndetësore

Ori Nebiaj infektohet me koronavirus, Isli zbulon si është gjendja e

Moderatorja e famshme, Ori Nebiaj nuk ka mundur t’i shpëtojë infektimit me koronavirus. Lajmin e bëri me dije kolegu i saj, Isli Islami gjatë një interviste që po zhvillonte me kreun e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Ai tha se Ori ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, duke mos dhënë detaje të mëtejshme.

“Nuk e di nëse është regjistruar, sepse edhe Orin e kemi me Covid. Përfitojmë nga rasti për t’i uruar të shkuara dhe i themi se e presim shumë shpejt. Mbi të gjitha duke i qetësuar të gjithë dhe duke u thënë se është mirë me shëndet”, ka treguar Isli.

Ndërkohë, kujtojmë që në fillim të muajit ishte kolegu i Orit, Isli i cili u infektua me Covid-19, por ia doli ta mposhtë sëmundjen.

Të fundit