POLITIKOFF

Ori Nebijaj flet në "Përputhen" për mandatin e deputetes: Më dridhen gjunjtë

Ori Nebijaj flet në "Përputhen" për mandatin e

Grida Duma dorëzoi mandatin si deputete e Kuvendit të Shqipërisë në Partinë Demokratike dhe tashmë mandati i kalon Orit nëse ajo do të pranojë. Një temë e cila ka trazuar gjithë rrjetin.

Moderatorja me anë të një postimi në Instastory ka bërë një komunikim me rëndësi për mediat dhe ndjekësit e saj, ku ka treguar se ende nuk ka vendosur dhe se do pak kohë që të marrë një vendim nëse do të zgjedhë median apo politikën. E

misioni ‘Për’puthen’ ka vazhduar pa asnjë ndryshim ditën e djeshme dhe gjithashtu Ori ka treguar gjatë emisionit gjendjen e saj emocionale.

“E vërteta është që më dridhen gjunjët për cdo votë për ata që zgjodhën që të më votojnë.E gjitha analiza dhe strumbullimi që kam e kam vetëm për këtë gjë. Duket sikur të gjitha përmendjet që i janë bërë këtij emisioni në arenën e Kuvendit, sikur thërritën njëra tjetrën me energji, Aq shumë sa e kanë përmend Për’Puthen në Parlament, më duket si trajnim tani…”, tha Ori gjatë programit “Për’Puthen”.

Të fundit