Flash News

POLITIKOFF

Ori Nebijaj mund të mos jetë më pjesë e "Wake Up" në shtator

Ori Nebijaj mund të mos jetë më pjesë e "Wake Up"

Ori Nebijaj ka folur Pushime on Top" teksa bashkë-prezantuesi i saj në këtë rrugëtim, Flori Gjinaj, e ka pyetur për rrugëtimin e saj në shtator. Ori ka lënë  të nënkuptohet se ka surpriza por për momentin nuk ka preferuar të flasë lidhur me çfarë do bëjë ajo në sezonin e ri televiziv dhe politik.

Ori tha se “Pushime On Top” i ishte besuar para zgjedhjeve dhe do e çonte deri në fund edhe nëse do zgjidhej deputete:

“Unë e di shumë mirë që ty nuk ka reshtur se ngacmuari ideja se me kë do e prezantosh ‘Pushime On Top’. Edhe njerëzit më thoshin, ‘nëse do bëhesh deputete, si nuk do e bësh më Pushime On Top’? Ky është një sezon që është një marrëveshje e bërë dhe që sigurisht mandati nuk do ta pengonte të përfundonte dhe ne jemi bashkë në këtë sezon të 4-të. Nga shtatori nuk dihet çfarë ndodh, surpriza do ketë, kjo është e sigurt."

Ori Nebijaj mund të mos jetë më pjesë e "Wake Up"

Ndoshta moderatoren do ta shohin edhe në “wake up”, edhe në ndonjë tjetër spektakël, siç ishte “Top Talent”. Ose mbase do t`i besohet një tjetër projekt në politikë nën logon e Partisë Demokratike.

Siç thotë dhe vetë moderatorja: Mbetet për t’u parë nga shtatori.

Të fundit