Flash News

POLITIKOFF

"Ova" në 'Ftesë në 5':  Aras më ka ndihmuar për rolin, di shumë këngë shqip

"Ova" në 'Ftesë në 5':  Aras më ka

Njihet për rolin e saj si "Ova" në filmin turk "Mrekullia në qelinë 7" - i cili u kthye në një nga filmat më të ndjekur në Netflix në gjithë botën, gjatë kohës kur ishim në karantinë.

Nisa Sofiya Aksongur (Ova) ka qenë ë ftuar dje në "Ftesë në 5" në Top Channel në një lidhje në Skype.

Nisa Sofiya tregoi se nuk e kishte menduar kurrsesi se do të ishte ajo  që do të përzgjidhej për të luajtur krah aktorëve të mëdhenj turk, ndërsa u shpreh shumë e lumtur për këtë fakt. Po ashtu, Nisa ka treguar se aktori Aras Bulut që luan rolin e "Memo" ka qenë pikërisht njeriu që e ka ndihmuar që të luante sa më mirë.

“Unë jam shumë e lumtur, u gëzova shumë, nuk e kam menduar asnjëherë se do arrija në këtë nivel dhe jam shumë e gëzuar. Unë nuk e dija që do merrja pjesë në fillim dhe nuk e  dija me kë do luaja dhe u gëzova shumë që u përzgjodha. Më së shumti më ka ndihmuar mami, pasi mami më ka iniciuar në fillim që nisa të marr pjesë në filma. Aras më ka ndihmuar shumë pas skene që të luaja sa më mirë në skenë. Kam marrë pjesë edhe te filmi “Jetë e re” edhe në reklama të ndryshme, por tani këto më vijën ndërmend. Edhe aktore mund të bëhem kur të rritem, por dua edhe një karrierë tjetër, por nuk e kam menduar ende se jam akoma e vogël. Kam dëgjuar dhe di shumë këngë në shqip, por tani nuk po më vjen një emër, por dëgjoj shumë këngë në shqip. Do të vij dhe në Shqipëri patjetër, por në këtë periudhë nuk mund të lëvizim, por patjetër që do ta vizitojmë Shqipërinë. Do të doja shumë ta fitonim çmimin”- ka treguar vogëlushja aktore.

 

Të fundit