Flash News

OPINEWS

Pa opozitën do te ishim më zi se në komunizëm!

Pa opozitën do te ishim më zi se në komunizëm!

Nga Petrit Vasili

Pa opozitën Shqipëria do të ishte totalisht një Kolumbi e pakundërshtuar në mes të Europës.

Pa opoziten do të ishim shumë më keq se në komunizëm, ku kishte një kushtetutë të deklaruar me një parti të vetme në pushtet.

Pa opozitën dhe denoncimet e saj me vlerë të jashtëzakonshme dhe shpëtuese për vendin, nuk do të njiheshin hajdutëritë miliarda euro të Ramës dhe qeverisë brenda dhe jashtë vendit.

Pa opozitën populli do të ishte krejtësisht pa zë, pa as me voglën shpresë e mbështetje përballë dhunës, plaçkitjes dhe i vjedhjes së egër të bandës në pushtet.

Pa opozitën tradhëtia kombëtare e Ramës me shitjen e kufijve të Shqipërisë e Kosovës nuk do të zbulohej dhe tradhëtia do të shkonte deri në fund.

Pa opozitën çdo shpresë do te ishte e vdekur dhe Shqipëria do të ishte një Kore e Veriut e neveritshme dhe e shpopulluar deri në palcë.

Ndaj opozita është shqetësim kaq i madh për Edi Ramën.

Ndaj një hordhi çakallësh mediatikë të paguar nga Rama lëshohen çdo natë nëpër banaqe ku lehin kundra opozitës.

Asgjë e re kjo që nga koha që Edi Rama u ngjesh në karrigen e të parit të qeverisë.

Çakejtë ca dhëmbë rënë, ca më të stërholluar e ca më të pacipë e agresivë shpjegojnë se qeveria vërtet vjedh e plaçkit por fajin për këte e ka Berisha dhe opozita.

Edhe që qeveria pengon drejtësinë për të hetuar korrupsionin përsëri fajin e ka opozita.

Edhe që rrugët dhe urat shemben anë e mbanë vendit persëri fajin e ka opozita.

Edhe shteti është mbushur me kusarë, kriminele, deputete të sponsorizuar nga kriminelë, polici e bëre njësh me krimin dhe narkotrafikun përsëri fajin e ka opozita.

Edhe që media është blerë sheshit dhe hapur nga qeveria përseri fajin e ka opozita.

Këta lloj maskarenjësh mediatike duhen perbuzur dhe pjestarët e opozitës apo të medias së shëndoshë nuk duhet të ulen kurrë në asnjë banak me ta.

Këta lloj horrash mediatike duhen trajtuar si një Covid vrastar social, qe vetëm infekton shoqërinë dhe helmon demokracinë, mendimin e lirë dhe të drejtat themelore të shqiptarëve si barazia përpara ligjit dhe aksesi për drejtësi, e drejta e pronës, e drejta e protestës dhe e mos diskriminimit per bindje politike te ndryshme.

Çdo shkembim replikash api debati me ta eshte kohe e humbur.

Ata jane te gatshem te hane dhe te nxjerrin cdo jashtqitje politike vetem qe te justifikojne tagjine, qe u hedh Edi Rama.

Ndaj çdo sakrifice per opozitarizmin vlen shume e me shume, nderkohe qe hordhite e cfrenuara politiko mediatiko rilindase jane ne veprim dhe duan ta shqyejne e zhbejne Shqiperine.

Të fundit