Flash News

POLITIKOFF

"Pa të nuk jetoj dot", Ledina Çelo flet për sekretin 'e rinisë së përjetshme'

"Pa të nuk jetoj dot", Ledina Çelo flet për sekretin

Ledina Çelo është një nga gratë më të bukura të showbizz-it shqiptar, për të cilën mosha është thjesh një numër. Këngëtarja vazhdon ende të ruajë pas kaq shumë vitesh një imazh të përsosur dhe linja fizike të jashtëzakonshme që nuk i tregojnë aspak moshën, edhe pas lindjes së dy fëmijëve.

"Pa të nuk jetoj dot", Ledina Çelo flet për sekretin

Sot ka qenë e ftuar në "Rudina në Tv Klan dhe një nga pyetjet që i bëri Rudina Magjistari ishte për sekretin e bukurisë.

"Më pyeti një mikja ime sot, se erdha me të në avion dhe më tha: “Nëse do të ishe në një vend që ndodh diçka dhe do ngelej me diçka që nuk jetoje dot?” Unë i thashë “pa vrap”. Nuk jetoj dot pa vrap. Unë e dua shumë shëtitjen në pyll. Kam fatin që kemi një shtëpi afër pyllit, ishte zgjedhja ime se gjithmonë e kam ëndërruar. Për mua është antistres, përveçse është mirë nga ana shpirtërore, relaks. Vrapi është gjëja më e mirë" - tha Ledina duke shtuar se bën sistematikisht vrap, madje 7 - 8 kilometra, një ditë po, një ditë jo.

Të fundit