Flash News

POLITIKOFF

Pas kritikave të shumta, Instagram bën ndryshime të reja

Pas kritikave të shumta, Instagram bën ndryshime të reja

Pas kritikave të personazheve si Kylie Jenner e Kim Kardashian dhe miliona përdoruesve të tjerë, Instagram ka anuluar disa ndryshime në aplikacion. Platforma u akuzua se po imiton TikTok-un pasi njerëzit vunë re se Instagrami i tyre “u mbush” me shumë video (Reels), përfshirë edhe video nga llogari të cilat nuk i ndiqnin.

Instagram njoftoi se po tërhiqej nga disa ndryshime, duke përfshirë versionin testues të aplikacionit ku postimet shfaqeshin në full-screen. Platforma do të bëjë ndryshime edhe te algoritmi që shkaktoi shfaqjen e videove të llogarive që njerëzit nuk ndiqnin.

“Më vjen mirë që kemi rrezikuar – nëse nuk dështojmë herë pas here, nuk po mendojmë mjaftueshëm guximshëm,” tha kreu i Instagram-it, Adam Mosseri, në një intervistë me Platformer. “Por ne patjetër duhet të bëjmë një hap të madh prapa dhe të rigrupohemi.”

Më parë, Mossieriu shpreh se “gjithnjë e më shumë Instagram do të përmbajë video me kalimin e kohës”. Por ai pranoi se Instagrami kishte shkuar shumë larg me ndryshimet e tanishme.

Të fundit