Flash News

POLITIKOFF

Paditet Dua Lipa, paparacët pretendojnë 150 mijë dollarë dëmshpërblim

Paditet Dua Lipa, paparacët pretendojnë 150 mijë dollarë

Dua Lipa është paditur pasi ka postuar një foto në Instagram, foto që është realizuar nga paparacët. Sipas dokumentave të padisë në gjykatën amerikane, këngëtarja u kap në radhë në një aeroport në shkurt të vitit 2019 dhe më vonë ndau fotografinë me fansat e saj “pa leje ose autorizim”.

Paditet Dua Lipa, paparacët pretendojnë 150 mijë dollarë

Sipas "Integral Images", Dua Lipa përfitoi nga fotografia pasi burimi i saj në Instagram vepron si një mjet marketingu për muzikën e saj dhe ata kërkojnë dëmshpërblim prej 150,000 dollarë. Postimi - i cili është i fshirë tani tregon artisten që qëndron në radhë dhe shtrëngon biletën e saj të avionit dhe pasaportën, ndërsa mban një kapelë të madhe në kokë,

Integral Images kishte aplikuar për të drejtat e autorit të imazheve dhe kërkesa u dha në 20 shkurt 2021 – pas postimit të Lipës në Instagram – sipas të dhënave nga Zyra Amerikane e të Drejtave të Autorit. Kompania pretendon se Lipa “me vetëdije” postoi foton në mediat sociale pa leje dhe qëndroi për të fituar para nga imazhi.

Të fundit