Flash News

POLITIKOFF

Paditet Nicole Scherzinger nga themeluesi i grupit “Pussycat Doll”

Paditet Nicole Scherzinger nga themeluesi i grupit “Pussycat Doll”

Themeluesi i grupit muzikor “The Pussycat Doll”, Robin Antin, ka paditur këngëtaren dhe ish-solisten e këtij grupi, Nicole Scherzinger për pretendimet se ajo është duke kërcënuar se nuk do të marrë pjesë në një turne muzikor të ribashkimit të tyre.

Paditet Nicole Scherzinger nga themeluesi i grupit “Pussycat Doll”

Padia u ngrit nga Gjykatën Supreme të Los Anexhelosit, duke pretenduar se këngëtarja dëshironte të kishte përqindjen më të madhe të fitimit nga turneu i grupit dhe “ka kërkuar të rinegociojë kushtet e kontratës së saj”. 43 vjeçarja kishte rënë dakord me Antin që të kishte 49 % të të ardhurave nga fitimet dhe kishte nënshkruar pjesën e saj të kontratës së ribashkimit, sipas dokumenteve që u dorëzuan në gjykatë.

Paditet Nicole Scherzinger nga themeluesi i grupit “Pussycat Doll”

Por pasi turneu u vonua për shkak të COVID-19, Nicole “tani nuk pranon të marrë pjesë në turne” nëse nuk merr “75% të aksioneve së bashku me autoritetin përfundimtar vendimmarrës”, ka thënë Robin.

Pussycat Dolls u themelua në vitin 1995. Që nga largimi nga Dolls, Nicole ka vazhduar të krijojë një karrierë solo muzikore dhe një karrierë të suksesshme në TV si pjesë e jurisë së emisioneve të talenteve.

Të fundit