Flash News

Bota

Trazira në Paris! Pak para ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike u vihet zjarri hekurudhave

Trazira në Paris! Pak para ceremonisë së hapjes së

Rrjeti hekurudhor i shpejtë i Francës është sulmuar duke sjellë ndërprerje të mëdha në shumë prej linjave hekurudhore më të ngarkuara të vendit, disa orë përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Paris.

Sipas mediave ndërkombëtare, në rrjetet hekurudhore është vënë zjarr, duke bërë të pamundur nisjen e trenave.

Operatori shtetëror hekurudhor, SNCF, tha se zjarrvënësit kishin shënjestruar flakët përgjatë linjave që lidhin Parisin me perëndimin, veriun dhe lindjen e vendit dhe se trafiku do të ndërpritet në të gjithë vendin gjatë fundjavës.

“Ky është një sulm masiv në një shkallë të gjerë për të paralizuar rrjetin TGV,” tha SNCF për Agence France-Presse, duke shtuar se shumë rrugë do të duhet të anulohen dhe situata do të zgjasë të paktën gjatë gjithë fundjavës, derisa të kryhen riparimet.

 

Të fundit