Flash News

POLITIKOFF

Pallati mbretëror punëson avokatë të jashtëm për të kuptuar të vërtetën e racizmit ndaj Meghan Markle

Pallati mbretëror punëson avokatë të jashtëm për

Deklarata e Meghan Markle në intervistën me Oprah Winfrey, ka lëvizur gjërat në Pallatin mbretëror. Një nga akuzat që bëri Markle ishte se ka përjetuar racizëm sa ishte pjesë e mbretërisë. Ajo nuk ka dhënë emra se kush ka qenë personi që e ka bërë këtë, megjithatë Harry është siguruar t`i bëjë me dije Oprah-s që nuk kanë qenë as Mbretëresha dhe as Princi Philip.

Në këto kushte, pallati mbretëror ka punësuar avokatë të jashtëm për të zbuluar të vërtetën e akuzave për bullizim nga stafi, drejtuar dukeshës.

Pritet që avokatët të kontaktojnë me stafin dhe të gjejnë prova ose jo për akuzat për bullizim nga ata që dikur i shërbenin Meghan dhe Harryt. Pasi të mbarojnë hetimet, pallati ka deklaruar se do të bëhet edhe një informim zyrtar i publikut.

Të fundit