Flash News

POLITIKOFF

Paloma i sheh filxhanin Ilirit dhe sipas saj ai do bëhet baba së sërish

Paloma i sheh filxhanin Ilirit dhe sipas saj ai do bëhet baba së

Paloma, Fifi, Iliri dhe Arditi  janë në dhomën e dënimeve dhe do të kalojnë këto dy ditë veçmas nga banorët e tjerë për shkak se Vëllai i Madh ka vendosur t`i dënojë për rregullat që kanë thyer.

Pavarësisht vështirësive me të cilat po përballen, konkurrentët po përshtaten shumë mirë me kushtet e reja dhe po mundohen të gjejnë mënyra interesante për të kaluar kohën.

Paloma i sheh filxhanin Ilirit dhe sipas saj ai do bëhet baba së

Ndërkohë sot, Paloma ka marrë sot rolin e “fallxhores” dhe i ka parë filxhanin Ilirit, ku zbuloi disa gjëra rreth jetës së tij personale.

Ajo i tha balerinit që i del se bashkëshortja e tij, Emanuela këto kohë është e ngarkuar emocionalisht. Ndërkohë, Paloma ka parë se ajo dhe Iliri do bëhen prindër për herë të dytë.

Kujtojmë se çifti ka një vajzë, por tashmë sipas Palomës, do bëhen me një djalë.

Të fundit