Flash News

POLITIKOFF

Paloma për Aldon Lipen: Ka qenë gjithmonë xheloz për suksesin tim, ka tentuar të më denigrojë figurën

Paloma për Aldon Lipen: Ka qenë gjithmonë xheloz për

"Big Brother Vip" ka nisur vetëm para dy ditëve dhe moment pas momenti deklaratat e 14 personazheve aty brenda po bëjnë xhiron në rrjetet sociale.

E radhës është ajo e gazetares së njohur, Palomës, e cila teksa po bisedonte me aktoren Arjola Demiri tregoi se në fillimet e karrierës së saj ishte ndjerë e xhelozuar nga eprori i saj Aldon Lipe. Paloma tha se atëherë për shkak të moshës dhe mungesës së eksperiencës nuk kishte shumë njohuri mbi mënyrën se si funksiononte media dhe se si mund të menaxhohej vëmendja e publikut.

Paloma akuzoi më tej se për shkak të kësaj xhelozie, Aldon Lipe është përpjekur vazhdimisht t’i denigronte asaj figurën edhe pasi ajo shkëputi çdo marrëdhënie profesionale me të.

Të fundit