Flash News

DITARI POLITIK

Panajot Soko largohet nga Nisma Thurrje: Treguam se nuk jemi larg intrigave dhe sherreve për një karrige

Panajot Soko largohet nga Nisma Thurrje: Treguam se nuk jemi larg intrigave dhe

Panajot Soko ka njoftuar largimin nga Nisma Thurrje, pas debateve dhe konfliktit që u ndez mes Lapajt e Shabanit për mandatin e Tiranës.

Në një postim në Facebook, Soko shkruan se ‘lufta’ për mandatin tregoi që koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, nuk qëndroi larg sherreve banale dhe intrigave për një karrige.

“Pavarësisht se personalisht u përpoqa me sa munda që çështja të merrte zgjidhje nga palët në konflikt, tentova me çdo formë e mënyrë të sillja racionalitet në një mjedis tejet të ngarkuar emocional, fatkeqësiasht nuk arrita dot.

Prandaj unë sot dua të përmbush përgjegjësinë për aq sa më takon përballë gjithë atyre që na besuan ndaj venndosa të  tërhiqem nga çdo funksion dhe angazhim politik që kam në partinë Nisma Thurje.

Ne, në vetëm një javë, arritëm me sukses të bënim pluhur e hì gjithë atë punë  shumëvjeçare për ngritjen e një alternative të re, jo vetëm me fytyra të reja, por edhe me një koncept të ri të të bërit politik, larg intrigave dhe sherreve banale për karrige, larg egove të sëmura dhe inateve personale që shndërrohen në kauza të forcës politike, larg meskinitetit fëminor që përcakton sjelljen politike, apo konfliktit antagonist siç rëndom kemi parë politikën të servirë në  këto 35 vjet.

Në këtë javë ne treguam që nuk jemi shumë larg tyre”, shkruan Soko në postimin e tij në Facebook.

Të fundit