Flash News

POLITIKOFF

Para disa vitesh qethi flokët për të mbështetur të motrën, Kathy Griffin: Kam kancer në mushkëri

Para disa vitesh qethi flokët për të mbështetur të

Disa vite pasi Kathy Griffin vendosi të rruante flokët si formë mbështetje për motrën e saj e cila atëherë ishte duke u ndjekur terapinë e kimioterapisë, aktorja ka njoftuar se është diagnostikuar me kancer në mushkëri.

Përmes një postimi në Instagram, aktorja ka treguar se do i nënshtrohet një operacioni për të hequr gjysmë mushkërinë dhe se doktorët janë optimistë pasi kanceri është në stadin e parë:

“Më duhet t’ju tregoj diçka. Më duhet t’i nënshtrohem një operacioni për të hequr gjysmën e mushkërisë. Po, kam kancer në mushkëri edhe pse nuk kam pirë kurrë duhan. Doktorët janë optimistë, sepse është në stadin e parë dhe ka mbetur në mushkërinë e majtë. Shpresoj të mos bëj kimioterapi apo rreze pas operacionit dhe të marrë frymë normalisht. Kanë kaluar 4 vite duke u përpjekur që të rikthehem në punë dhe t’ju bëj juve për të qeshur dhe për t’ju argëtuar, por unë do të jem shumë mirë."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kathy Griffin (@kathygriffin)

Të fundit