Flash News

POLITIKOFF

Para se të performojë në "Eurovizion", Ronela do të marrë pjesë në festivalin e Rumanisë

Para se të performojë në "Eurovizion", Ronela do

Ronela Hajat - përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision 2022 - do të jetë e ftuara speciale në finalen e festivalit “Selecţiei Naţionale”.

Ky festival do të mbahet në Rumani dhe pikërisht në këtë festival do të zgjidhet dhe përfaqësuesi i Rumanisë për në Eurovizion. Ronela do të këndojë këngën e saj të ripunuar "Sekret". Ky është dhe versioni përfundimtar i këngës, me të cilën Shqipëria prezantohet këtë vit në "Eurovizion". Kënga është ripunuar me disa producentë të njohur në Angli dhe po ashtu janë mbyllur dhe xhirimet e klipit.

Lajmi se Ronela është e ftuara speciale në këtë festival, e ka bërë me dije faqja "Eurovision Albania" përmes një postimi në rrjete sociale. Klipi i këngës pritet të publikohet me 4 Mars dhe vetë këngëtarja ka zbuluar se performanca në Torino, ku do të mbahet festivali, do të jetë krejt ndryshe nga "Festivali i Këngës".

“Nuk do të kenë lidhje me njëra-tjetrën, si tre individë që këndojnë këngë të ndryshme. Klipi do të jetë si mistike, e rrallë, ndërsa performanca do të jetë shumë commerce, dua të bëj diçka as evropiane, diçka si latino amerikanët, dua të sjell një gjë që të shkaktoj shumë polemika," - ka thënë këngëtarja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eurovision Albania (@eurovisionalbania)

Të fundit