Flash News

POLITIKOFF

"Para syve të botës rashë, më poshtë nuk e di a ka", a po i flet Semi Donaldit në emër të Borës me këngën e re?

"Para syve të botës rashë, më poshtë nuk e di a

Semi Jaupaj ka publikuar baladën e saj të re me titullin "Mos u kthe". Për këtë këngë ka punuar Ylli Limani, i cili ka bërë tekstin dhe muzikën.

Siç tashmë e dimë, Semit i rrinë shumë mirë baladat dhe kjo këngë që në dëgjim të parë është pëlqyer nga fansat. Kënga ka vetëm pak minuta që është publikuar dhe ka marrë pafund komente pozitive.

Edhe pse kjo këngë është me tekst të Ylli Limanit, duket sikur këto fjalë i përshtaten mjaft mirë situatës "Bora-Donald". Nuk dihet nëse kjo është e vërteta, por kujtojmë se Ylli është një ndjekës i rregullt i BBV dhe e di shumë mirë situatën dhe ndjesitë që mund të jenë krijuar.

Një nga vargjet që përforcon idenë që kënga mund të transmetojë "ndjesitë" e Bora Zemanit, pas 'tradhtisë' publike të Donaldit, është:

"Para syve të botës rashë, më poshtë nuk e di a ka, si s`të erdhi pak gjynah."

Kujtojmë se Bora është një personazh publik dhe moderatore e një prej emisioneve më të ndjekura dhe fakti që Donaldi u lidh me Beatrixën, pasi bëri shqiptarët të krijojnë idenë e "dashurisë së përrallave" me Borën, e ka dëmtuar publikisht Borën.

Kënga vijon më tej:

"Gojën mbyllur do e mbaj, emrin tënd s`do ta përmend, s`do godas aty ku dhemb. A e di si është me u zgju e mos me u gëzu që je gjallë? Ti një ditë ke me u pendue, n`zemër do të djeg një mall."

"E mos u kthe, nisu edhe shko te zemra tjetër që të pret. Mos u kthe te unë se shumë më mire pa ty jam vet. Mos u kthe, mos u kthe se jam t`u provu me i harru krejt kujtimet që m`i le."

 

Të fundit