Flash News

POLITIKOFF

Parashikoi se do të vdiste i ri, ndërron jetë në moshën 19-vjeçare ylli i TikTok-ut, Cooper Noriega

Parashikoi se do të vdiste i ri, ndërron jetë në moshën

Ylli i TikTok, Cooper Noriega, është gjetur së fundmi i vdekur në një parking, disa orë pasi postoi një video rrëqethëse. Ylli 19-vjeçar i mediave sociale i cili numëronte 1.7 milion ndjekës në TikTok ndërroi jetë jashtë një qendre tregtare në zonën e Los Angelos. Shkaku i vdekjes së tij nuk dihet deri tani.

Vdekja e Noriega-s erdhi një ditë pasi ai postoi një video në shtrat dhe shkroi:

Kush tjetër mendon se do vdesë i ri?

Ylli i rrjeteve sociale nuk sqaroi pse mendonte se do të vdiste i ri. Noriega ka folur hapur me ndjekësit për luftën e tij me çështjet e shëndetit mendor dhe abuzimin me drogën. Vetëm javën e kaluar, ai u shfaq në podcastin “BFFs” të Barstool dhe tregoi se ishte shumë i pasigurt kur filloi të postonte në TikTok sepse ishte mbipeshë në atë kohë. Ai gjithashtu pranoi se filloi të përdorte drogë para se të mbushte 10 vjeç.

Noriego gjithashtu konfirmoi se ai ishte ndarë së fundmi me kolegen e TikTok, Sabrina Quesada, me të cilën ai ishte në një lidhje për gati dy vjet. Noriega u tha ndjekësve të tij në Instagram se ai krijoi një Discord, që është një platformë sociale e mesazheve të çastit për shëndetin mendor. Ai shkroi se donte të përdorte ndikimin e tij për të krijuar një hapësirë për ndërgjegjësimin dhe normalizimin e të folurit për sëmundjet mendore.

Të fundit