Flash News

POLITIKOFF

Parashqevi Simaku nis përgatitjet për rikthimin në skenë, videoklipi i ri po realizohet!

Parashqevi Simaku nis përgatitjet për rikthimin në skenë,

Shërimi dhe rehabilitimi i këngëtares Parashqevi Simaku po jep rezultate pozitive në karrierën e saj muzikore. Biznesmeni Elton Ilirjani, i cili ka raporte të afërta me artisten, ka njoftuar se ajo po i rikthehet muzikës. Ai ka shpërndarë disa postime në rrjetet sociale, ku ka publikuar këngën "Jetoj," e ripërpunuar nga producenti i njohur muzikor, Mar G Rock.

Por lajmet pozitive nuk ndalen këtu! Simaku po punon gjithashtu për një videoklip të ri, të cilin do ta publikoje shumë shpejt. Sipas Ilirjanit, xhirimet e videoklipit janë realizuar ditën e diel në New York, dhe premton që ky projekt i ri do të sjellë një kthim të fuqishëm të artistës në skenën muzikore.

Flutura, siç njihet nga fansat, po realizon një premtim të vjetër, dhe shumë shpejt do të kemi mundësinë të shijojmë një videoklip të ri, të xhiruar rishtazi në zemër të New York-ut. Të gjithë fansat e saj mund të presin një rikthim të bukur dhe emocionues!

 

Të fundit