Flash News

POLITIKOFF

Parashqevi Simaku rikthen kontaktin me të birin pas shumë vitesh

Parashqevi Simaku rikthen kontaktin me të birin pas shumë vitesh

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani ka bërë të ditur se këngëtarja Parashqevi Simaku ka arritur të komunikojë me djalin dhe ish-bashkëshortin e saj.

Në një postim në Instagram, Ilirjani njoftoi se pas një periudhe të gjatë izolimi, Simaku ka arritur të lidhet sërish me familjen e saj, një zhvillim që ka ngjallur emocion dhe shpresë për të gjithë ata që kanë pasur shqetësime për gjendjen e saj.

Dje, Ilirjani kishte bërë të ditur se kishte qenë në kontakt me djalin e këngëtares dhe po përpiqej të organizonte një mundësi komunikimi mes tyre.

Ky moment është veçanërisht i rëndësishëm pasi, sipas informacioneve, Parashqevi Simaku besohet se nuk ka pasur asnjë kontakt me djalin e saj që prej më shumë se 10 vitesh, kur ajo u nda nga ish-bashkëshorti.

 

Të fundit