Flash News

POLITIKOFF

Pas 10 ditësh pushim, rikthehet gjyqi "Depp-Heard". Çfarë ka ndodhur sot (deri tani)

Pas 10 ditësh pushim, rikthehet gjyqi "Depp-Heard".

Është dita e 16-të e gjyqit për shpifje Johnny Depp kundër Amber Heard. Pas 10 ditësh pauzë gjyqi "Depp-Heard" është rikthyer sot- me procedurat në Fairfax, Virxhinia. Amber Heard po dëshmon sërish sot. Amber Heard ka folur për "aktin e parë të dhunës" sipas saj dhe ajo ju drejtua gjykatës duke thënë:

"Nuk e harroj kurrë, kjo të ndryshon jetën përgjithmonë, nuk harron kurrë diçka të tillë. Thjesht e kam pasur datën gabim". Ajo ka ndryshuar datën e incidentit origjinal, për të cilin thotë se ka ndodhur gjatë një debati për "tatuazhin Wino Forever" të Depp në fillim të 2013. Heard tani thotë se beson se akti i parë i dhunës ka ndodhur në të vërtetë në 2012.

Heard vazhdon: "Kam turp të them se do të kisha dashur të besoja se nuk u godita aq herët në lidhje dhe qëndrova".

Ajo pyetet për çështjen gjyqësore në UK Depp kundër The Sun në Londër në vitin 2020. Heard konfirmon se ka pasur 17 akte të dhunës fizike, dhe tre akte të dhunës seksuale, të dhëna si provë gjatë asaj çështje.

Pas 10 ditësh pushim, rikthehet gjyqi "Depp-Heard".

“Dhuna u bë normale”

Amber Heard i thotë gjykatës se: "Dhuna u bë normale drejt fundit [të marrëdhënies me Johnny Depp]. Është e vështirë të thuhet tani, por truri bën me traumë atë që bën - e largon atë sa më mirë që mundet."

Në gjykatë wshtw luajtur një audio-incizim, i cili është pjesë e provave të Depp-it, ku Heard e akuzon atë se është “me shpejtësi” dhe gjithmonë plot dhunë dhe tërbim. Në klip ajo e përshkruan Depp-in se ka "versione të ndryshme" të vetes "në varësi të cilës drogë ai ishte". Ajo thotë se ishte e kotë të debatonte me të dhe asgjë nga ajo që tha nuk kishte ndryshim.

Gjykatës i shfaqet tani një foto e Heard në tapetin e kuq në një ngjarje në prill 2015 (më poshtë). Në të mund të shohim shenja në parakrahët e Heard. Ajo i thotë gjykatës se ato janë "vragë nga vendi ku Johnny po më mbyste dhe më sulmonte në banakun në Australi". Heard thotë se ajo i kishte grimuar në atë kohë, por ato ishin "të vështira për t'u fshehur".

Court TV

Të fundit