Flash News


POLITIKOFF

Pas 133 ditësh, 'gjunjëzohet' Luizi, fiton "Big Brother Vip 2"

Pas 133 ditësh, 'gjunjëzohet' Luizi, fiton "Big Brother

Pas 133 ditësh, ‘Big Brother Vip Albania2’, ka një fitues. Luiz Ejlli apo Krist Dragoti?

Këngëtari shkodran Luiz Ejlli, i cili ka hyrë që ditën e parë në shtëpinë më të famshmë në Shqipëri, na ka dhuruar emocione nga skaj më pozitiv tek ai më negative, duke bërë një publik të tërë ta urrej dhe ta dojë njëkohësisht.

Kurse Krist Dragoti, personazhi që na solli një version ndryshe të meshkujve, atë të edukuarin, të sjellshmin, të qetin dhe argumentuesit.

Pas 133 ditësh, mban titullin Fituesi i BBV2, Luiz Ejlli.

Mbrëmja e sotme ishte një mbrëmje e mbushur me emocione. Dea Mishel ka qenë ajo që është larguar e para nga shtëpia. Pas Deas, Efi ka qenë finalistja e dytë e cila nuk ka mundur ta rrëmbej cmimin e madh.

Të dyja vajzat u surprizuan nga personat e tyre më të afërt, ndërsa Kristi takoi motrën e cila perfotmoi vetëm për të.

Surpriza e vërtet i ishte rezervuar Luizit, i cili ‘realizoi ëndrrën e madhe’, të martohej me Kiarën.

Pas 133 ditësh, 'gjunjëzohet' Luizi, fiton "Big Brother

Të fundit