Flash News

POLITIKOFF

Pas 16 vitesh të ndarë, Jennifer Aniston e ka ende mendjen tek Brad Pitt

Pas 16 vitesh të ndarë, Jennifer Aniston e ka ende mendjen tek Brad

Jennifer Aniston ka dhënë një deklaratë që ka habitur jo pak (teksa shumë të tjerë i ka gëzuar) se ajo ende mendon për Brad Pitt, ish-bashkëshortin e saj.

Në një intervistë për “Access Hollywood” ajo u pyet për aktorin dhe tha se ai ka qenë fantastik.

Brad Pitt prej disa vitesh është përfshirë në një betejë ligjore me ish-bashkëshorten e tij, Angelina Jolie-n (me të cilën tradhtoi Jennifer Aniston).

Pas 16 vitesh të ndarë, Jennifer Aniston e ka ende mendjen tek Brad

Jolie ka akuzuar ish-burrin e saj për dhunë në familje dhe ka paraqitur dokumente në gjykatë duke pretenduar se ajo ishte viktimë e dhunës në familje nga Pitt. Dokumentet tregojnë se fëmijët e tyre kanë rënë dakord të japin dëshmi për dhunën e pretenduar të aktorit 57-vjeçar. Për këtë arsye këto ditë kanë qenë shumë të vështira për Brad Pitt, ndaj ai është hedhur në krahët e ish-bashkëshortes, Jennifer Aniston për të gjetur mbështetje.

Pas 16 vitesh të ndarë, Jennifer Aniston e ka ende mendjen tek Brad

“Kur akuzat për dhunë në familje u bënë publike, Jennifer telefonoi menjëherë Brad. Ajo dëshironte t’i bënte të ditur se do ishte pranë tij, nuk ka rëndësi se çfarë dhe i ka thënë se do të paraqitet në gjykatë nëse do të jetë e nevojshme. Brad është shkatërruar nga akuzat e Angelinas, ndjehet i humbur. Fjalët inkurajuese të Jennifer dhe mbështetja kanë ardhur në një kohë kaq të trazuar në jetën e tij”, ka thënë një burim për “Heat”

Të fundit