Flash News

POLITIKOFF

Pas 3 muajsh, Bill Gates dhe Melinda zyrtarisht të ndarë

Pas 3 muajsh, Bill Gates dhe Melinda zyrtarisht të ndarë

Bill dhe Melinda Gates janë zyrtarisht të divorcuar. Çifti njofit pas 3 muajsh ndarjen, teksa sot gjykatësi firmosi ndarjen e tyre.

Tanimë Bill dhe Melinda do të vazhdojnë jetën në rrugë të ndara përfundimisht. Ata janë prindër të dy vajzave, Jennifer Gates 24 vjeçe dhe Phoebe Gates 18 vjeç, si dhe një djalë, Rory Gates 21 vjeç.

Fillimisht ishte Bill Gates, ai që bëri publike ndarjen nga ish-bashkëshortja e tij Melinda përmes një postimi në “Tëitter”.

“Pas një mendimi të gjatë dhe shumë pune, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës sonë. Gjatë 27 viteve të fundit, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon në të gjithë botën për t’i mundësuar të gjithë njerëzve të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive.

Ne vazhdojmë të ndajmë një besim në misionin tonë dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku në fondacion, por nuk besojmë më se mund të rritemi së bashku si çift në fazën e  ardhshme të jetës sonë. Ne kërkojmë hapësirë ​​dhe privatësi për familjen tonë”, shkroi Bill Gates në postim.

Të fundit