Flash News

POLITIKOFF

Pas aferës së Tunelit të Llogarasë, furtunë edhe në familje: Neda Balluku ndahet nga vëllai i Belinda Ballukut

Pas aferës së Tunelit të Llogarasë, furtunë edhe

Neda Balluku i ka dhënë fund martesës dhjetëvjeçare me Ogren Ballukun, vëllain e ministres Belinda Balluku. Sipas mediave, Neda ka depozituar këtë të hënë në gjykatë kërkesën për divorc, pas një periudhe të gjatë krize në marrëdhënien e tyre.

Ata u njohën në vitin 2010 si konkurrentë të spektaklit “Big Brother Albania” dhe vendosën të martoheshin në vitin 2015. Nga kjo martesë kanë lindur dy djem, Serzh dhe Zai, dhe një vajzë.

Edhe pse jeta e tyre ka qenë kryesisht private, Neda ka ndarë herë pas here momente të veçanta nga ky rrugëtim me publikun. Mediat rozë shpesh e kanë cilësuar çiftin si një ndër më të përfolurit e ekranit shqiptar, duke i konsideruar si një nga ata që i kanë rezistuar kohës./ VoxNews

Të fundit