Flash News

POLITIKOFF

Pas aksidentit të rëndë, ndërron jetë aktorja e “Gone Girl”

Pas aksidentit të rëndë, ndërron jetë aktorja e

Aktorja e “Gone Girl”, Lisa Banes ka ndërruar jetë, pas një aksidenti të rëndë që pësoi muajin e kaluar, teksa u përplas me një skuter që e la atë me lëndime të mëdha.

“Ne jemi të trishtuar për vdekjen tragjike të Lisas,” tha David Williams, menaxheri i saj, në një deklaratë.

“Ajo ishte një grua me shpirt, dashamirësi dhe bujari të madhe dhe e përkushtuar ndaj punës së saj, qoftë në skenë apo para kamerës dhe aq më tepër ndaj gruas, familjes dhe miqve të saj. Ne ishim të bekuar që e kishim atë në jetën tonë”, shtoi Williams.

Të fundit