Flash News

POLITIKOFF

Pas akuzave të ish-bashkëshortit të Rudinës se nuk i lejohej të takonte vajzën, reagon Dembacaj

Pas akuzave të ish-bashkëshortit të Rudinës se nuk i lejohej

Ish-bashkëshorti i aktores së humorit Rudina Dembacajt, Aleksandër Varfaj, ka bërë postime në të cilat “akuzon” tërthorazi aktoren se nuk e lejon që të takojë vajzën e tyre, Viktorian.

Për këtë, Rudina ka bërë një reagim publik, ku shprehet: “Unë di të të them që nga ana ime, nuk është penguar dhe nuk do të pengohet kurrë që fëmija im të takojë prindin e vet. Nuk do ta bëj këtë kurrë dhe për këtë të betohem për kokën e saj”, thotë Rudina në një video në Instagram, pasi një ndjekës i bën pyetjen nëse është e vërtetë që vajza nuk takon të atin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_al)

Disa kohë më parë, Aleksandri postoi një foto me të bijën në Instastory, ku shkruante: “Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli”. Asokohe është diskutuar shumë nëpër media se Rudina nuk e lejon vajzën të takohet me të atin e saj dhe tanimë, Rudina sqaron publikun përmes videos të mësipërme.

Të fundit