Flash News

POLITIKOFF

Pas Big Brother Vip, Arbana Osmani tërhiqet përkohësisht nga projektet televizive

Pas Big Brother Vip, Arbana Osmani tërhiqet përkohësisht nga

Arbana Osmani është kthyer nga pushimet në të cilat ishte bashkë me familjen e saj të vogël. Pas një eksperiencë të gjatë dhe të suksesshme me BBV, duket se Arbana ka nevojë të pushojë.

Ajo ishte në Maldive me partnerin Eduartin, dhe dy fëmijët, Jonin dhe Diellin. Kujtojmë se Arbana po ashtu është në pritje të fëmijës së saj të tretë. Këtë lajm, moderatorja e dha në natën finale të Big Brother Vip.

Ndonëse ishte shumë e zënë me një produksion kaq të madh si ky që përfundoi, ndjekësit dhe fansat e saj e kanë një pyetje për moderatoren – ku do ta shohim atë tani e tutje në ekran?

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, Arbana u përgjigj se do të marrë disa kohë pushim nga ekrani.

Kujtojmë se BBV2 do të rikthehet në ekran në fund të vitit 2022.

Pas Big Brother Vip, Arbana Osmani tërhiqet përkohësisht nga

Të fundit