Flash News

POLITIKOFF

Pas daljes nga BBV, Big Mama shikon Arjolën ose Ilirin si fituesit e çmimit të madh

Pas daljes nga BBV, Big Mama shikon Arjolën ose Ilirin si fituesit e

Big Mama ka qenë e ftuar sot në "Fan Club" në një lidhje me Skype, ku foli për daljen e saj nga shtëpia e "Big Brother Vip Albania" dhe komentoi sherrin me Antonelën.

Ndër të tjera, ajo u pyet dhe se kë sheh si fitues të këtij programi dhe Bigu tha se sheh dy persona si fitues, Arjolën dhe Ilirin.

"Zemra ime është që fiton Arjola, me gjithë shpirt. Nuk do bëhem këtu modeste, por do mbroj shoqen time normal. Pavarësisht se e kanë akuzuar që viktimizohet dhe ashtu e ka lojën. Por mendoj sd ka një lojë me shembull të mirë. Aty bëhen shumë lojëra të pista që nuk merren për shembull të keq, ndërsa një grua që jep mesazhin e një nëne të fortë, ajo është viktimizim. Zemra dhe shpirti është që e fiton Arjola, por po ashtu edhe Iliri,”- tha Big Mama.

Të fundit