Flash News

POLITIKOFF

Pas martesës "së fshehtë" J.LO dhe Ben Affleck do të mbajnë një dasmë tre ditore, mësohen detajet e para

Pas martesës "së fshehtë" J.LO dhe Ben Affleck do

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck do të organizojnë  një tjetër dasmë, një muaj pasi u martuan në Las Vegas në "fshehtësi të plotë, lajm që u mor vesh më vonë nga mediat. Çifti do të organizojë dasmën e tyre këtë fundjavë dhe do të jetë një ceremoni e përshtatshme për kopertinat e revistave më të mëdha, sipas Page Six.

Pas martesës "së fshehtë" J.LO dhe Ben Affleck do

“Do të jetë gjithçka për J.Lo. Ben dëshiron që i gjithë fokusi të jetë tek ajo për ditën e tyre të madhe”, thotë një burim ekskluzivisht për Page Six. Festa do të zgjasë tre ditë dhe do të nisë me një darkë të premten, konfirmuan burimet.

Pas martesës "së fshehtë" J.LO dhe Ben Affleck do

Ceremonia e vërtetë do të zhvillohet të shtunën, dhe çifti do të mbyllë fundjavën e tyre me një Barbecue dhe piknik të dielën. Lopez pritet të veshë një fustan të stilit Ralph Lauren të prodhuar në Itali dhe revista Vogue pritet të dokumentojë udhëtimin e saj për fundjavën.

Pas martesës "së fshehtë" J.LO dhe Ben Affleck do

Page Six raportoi më parë se organizatori i ngjarjeve për yjet, Colin Cowie qëndron pas të gjitha detajeve për ceremoninë e tyre luksoze. Matt Damon, Jimmy Kimmel, Casey Affleck dhe Drea de Matteo janë disa nga yjet që hynë në listën e të ftuarve të çiftit.

Pas martesës "së fshehtë" J.LO dhe Ben Affleck do

TMZ raportoi muajin e kaluar se ngjarja do të zhvillohet në shtëpinë e Affleck në Riceboro, Georgia.

 

Të fundit