Flash News

POLITIKOFF

Pas debateve të shumta në shtëpi, Iliri dhe Donaldi falenderojnë njëri-tjetrin

Pas debateve të shumta në shtëpi, Iliri dhe Donaldi

Dje në mbrëmje, në Ditën e Falenderimeve - që në fakt është një festë që festohet shumë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, banorët kanë falenderuar njerëzit më të shenjtë që kanë në jetën e tyre por dhe banorët në shtëpi.

Vëllai i Madh u ka dhënë atyre një detyrë, që të shkruanin kush është personi që duan të takojnë sapo të dalin nga shtëpia, ata që i kanë ndihmuar financiarisht dhe po ashtu edhe banorët që kanë më të afërt në shtëpi. Një prej pyetjeve ishte dhe se kush ka nxjerrë anën e tyre më të keqe në shtëpi dhe për çfarë i janë falenderues.

Iliri dhe Donaldi zgjodhën njëri-tjetrin por dhe falenderuan po ashtu njëri-tjetrin. Iliri e falenderoi Donaldin sepse falë këtyre debateve mësoi se sa mund të lëndoheshin gjërat e tij të shenjta për "muhabete kot". Ndërkohë ai tha se kur njerëzit janë të mirë, mund të niset çdo gjë nga e para.

Nga ana tjetër, Donaldi fa;lenderoi Ilirin sepse tha se falë debateve mes tyre e ka mësuar se si të ruaj durimin dhe të mosë dalë nga vetja.

Të fundit