Flash News

POLITIKOFF

Pas debatit dhe letrës së dashurisë nga ish-e dashura jashtë, Fifi dhe Graniti përqafohen

Pas debatit dhe letrës së dashurisë nga ish-e dashura

Gjatë spektaklit të "Big Brother Vip Albania" të së premtes, u tregua një letër që ish-e dashura i ka dërguar modelit të njohur. Mes lotësh, akuzash dhe kundërakuzash, Fifi dhe Graniti deklaruan se do e vazhdojnë rrugëtimin më të shkëputur nga njëri-tjetri.

Ndërkohë, sot ata kanë folur për atë mbrëmje dhe i ripërsëritën njëri-tjetrit rëndësinë që kanë. Graniti i kërkoi një përqafim dhe Fifi ja dha, duke na treguar të gjithëve që çdo gjë mes tyre është mirë dhe nuk ka hatërmbetje, ose të paktën kështu po pretendojnë.

“Ti je i vetmi person të cilit mund t’i besoj këtu”, u shpreh më tej Graniti i emocionuar.

Të fundit