Flash News

POLITIKOFF

Pas deklaratave dhe përplasjeve publike, 'Sunny Hill' mbetet në Kosovë, reagon Dua Lipa

Pas deklaratave dhe përplasjeve publike, 'Sunny Hill' mbetet

Sot është bërë me dije vendimi i ri për "Sunny Hill", i cili do të mbahet përfundimisht në të njëjtat data, në Kosovë. Por një festival i ngjashëm do zhvillohet edhe në Tiranë, ndonëse ende nuk dihet se kush do të jenë këngëtarët që do të performojnë në Tiranë.

Lidhur me këtë, ka reaguar dhe vetë Dua Lipa përmes një postimi në Instagram, e cila ka postuar posterin që është postuar dhe në faqen zyrtare të "Sunny Hill Festival".

“E lumtur dhe me zemrën plot, jam krenare t’ju them se është vendosur që festivali ynë Synny Hill do të vazhdojë në shtëpinë bazë të tij në datat 4,5,6,7 gusht në Prishtinë, Kosovë dhe tani do të mbajmë edhe 26, 27,28 gusht në Tiranë të Shqipërisë. Mezi presim t’ju shohim të gjithëve atje! Më shumë emra do të zbulohet së shpejti… Me dashuri Dua”, ka shkruar Dua Lipa.

 Kujtojmë që lajmi u bë me dije sot nga Ministria e Kulturës në Kosovë dhe komuna e Prishtinës se “Sunny Hill” do të mbahet në Prishtinë.

Sunny Hill Festival për këtë vit ka përgatitur lineup-in më të fuqishëm nga festivalet e rajonit ku përveç artistëve të njohur si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë, për këtë edicion pritet të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Të fundit