Flash News
Masakra në Hait: Rreth 200 të vdekur nga dhuna brutale
Policia greke thellon hetimet për rrjetet shqiptare të d*ogës
Kjo është pasuria që mund të ketë marrë në Moskë familja e Bashar al-Assad
Reshjet e borës krijojnë probleme qarkullimi në disa akse rrugore në Shkodër
Misteri për vrasjen Alba Cenkos, fqinjët: Kanë gisht si familje, edhe e ëma e Kastriotit
Reperi Stresi është vetëdorëzuar në policinë e Kosovës pas disa muajsh në arrati. Arkimed Lushaj, akuzohet nga personazhi i TikTok, Medi Iseni se e nxori në pritë tek Noizy dhe grupi i tij.
Lajmi u konfirmua nga blutë e Kosovës që informuan se Stresi u vetëdorëzua ditën e sotme (1 Nëntor) në Stacionin e Policisë në Pejë rreth orës 09:00.
Reperi raportohet se është paraqitur në stacionin e policisë bashkë me avokatin e tij.
“Rreth orës 9:00, personi i kërkuar Arkimed Lushaj është vetëdorëzuar në polici së bashku me avokatin e tij. I njëjti ishte shpallur në kërkim nga policia para disa javësh”, u shpreh zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, për Klankosova.