POLITIKOFF

Pas divorcit, Kanye West është gati të nisë një jetë të re larg Kim Kardashian

Pas divorcit, Kanye West është gati të nisë një

Kanye West po mendon të zhvendoset në Londër, pasi divorci i tij me Kim Kardashian të jetë finalizuar. Reperi 43-vjeçar ka qenë në qendër të mediave të huaja ditët e fundit, pas lajmit se martesa 6-vjeçare me yllin e “Keeping With The Kardashian” po shkon drejt fundit.

“Sapo divorci të finalizohet, Kanye u ka thënë miqve se ai e sheh të ardhmen e tij në Londër. Ai është i etur të zgjerojë Korin e tij të Shërbimit të Dielës në Evropë dhe mendon se kryeqyteti anglez mund të jetë një bazë e mirë“, tha një burim për “The Mirror”.

Ndërsa, Page Six raportoi se kandidimi i dështuar presidencial i Kanye ishte ‘pika e fundit’ për Kim, mes luftës së tyre për ta bërë martesën të funksiononte. Por një burim tjetër është shprehur se “Kanye është xheloz për kohën që Kim i ka kushtuar reformës në burg dhe fëmijëve. Kanye donte që familja të transferohej në Wyoming.”

 

Ditari politik

Të fundit