All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

POLITIKOFF

Pas dy vitesh, çifti i njohur i showbizz-it i jep fund fejesës

All - Paragraf - 1

Pas dy vitesh, çifti i njohur i showbizz-it i jep fund fejesës

Aktorja e njohur e "Divergent", Shailene Woodley i ka dhënë fund fejesës së saj me futbollistin Aaron Rodgers. Sipas ‘ET’ arsyeja e ndarjes ishte largësia por sipas burimeve për 'ET' ata planifikojnë që të mbeten miq.

All - Paragraf - 3

Burimi u shpreh se:

"Ata u përpoqën ta bënin lidhjen e tyre të funksiononte, por me karriera të zëna në industri të ndryshme ishte e vështirë të shikoheshin. Ata të dy nuk kanë armiqësi me njëri-tjetrin dhe planifikojnë të mbeten miq."

Pas dy vitesh, çifti i njohur i showbizz-it i jep fund fejesës

Prej disa muajsh aludohej se çifti kishte probleme e ndërsa një tjetër burim i afërt me aktoren tregoi për ‘People’ se ata kishin disa mendime të ndryshme nga njëri tjetrin për çështje të caktuara. Rikujtojmë se Woodley nisi të takohej me Rodgers në vitin 2020 gjatë pandemisë.

Në mars të vitit të kaluar, qendërmbrojtësi i ‘Green Bay Packers’ u shpreh se ishte i lumtur me Woodley-n.

"Unë jam fejuar së fundmi, ndaj po e shijoj këtë pjesë të jetës sime. Natyrisht kjo është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në vitin e fundit."

Të fundit