Flash News

POLITIKOFF

Pas fotove të Kim që 'thyen' rrjetin është dora e një shqiptari

Pas fotove të Kim që 'thyen' rrjetin është dora e

Kim Kardashian bëri sërish atë që di të bëjë më së miri! Fotot në intervistën e fundit për “Interview Magazine” ngjallën shumë debat! Tiparin identifikues, të pasmet, ajo i ekspozoi sërish nën frymën e ëndrrës amerikane, që duket të jetë pak a shumë si vetë Kim, e mahnitshme, vështirë e arritshme por mahnitëse.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)

Fotot rikthyen trendin e bjondeve teksa Kim guxoi të shkojë edhe më tej, duke lyer edhe vetullat, e veshur në xhinse nga Bottega Veneta. Dhe këtu ka ‘dorë’ shqiptari! Në kuadër të stafit gjigant, nga fotografja tek grimi, flokët, manikyri e veshjet, një prej pjesëve më kryesore, atë të “retouching” të fotografive mbajnë emrin e një shqiptari nga Kosova.

Pas fotove të Kim që 'thyen' rrjetin është dora e

Kushtrim Kunushevci ka punuar me fotografitë për t’u siguruar që ato të vijnë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u siguruar që të ruhet natyraliteti. Ky proces kërkon shumë punë, durim dhe zgjedhje të mençura gjatë punës me qëllimin e vetëm – fotografia të jetë sa më e mirë e njëkohësisht sa më natyrale!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kushtrim Kunushevci Retouch (@kkretouch)

Kunushevci i cili punon mes Prishtinës dhe Berlinit në portfolion e tij liston punë me revistat më me nam si: Vogue, Playboy, Cosmopolitan, GQ, Elle, Harper’s Bazaar e Marie Claire.

Të fundit