Flash News

POLITIKOFF

Pas fotove ‘topless’ të shoqeve të saj, kryeministrja e Finlandës kërkon falje publike

Pas fotove ‘topless’ të shoqeve të saj, kryeministrja e

Kryeministrja e Finlandës kërkoi falje publike pas publikimit të një fotoje që tregonte dy gra duke u puthur gjysmë të zhveshura në rezidencën verore zyrtare të udhëheqëses së vendit. Fotoja doli pak ditë pasi kryeministrja Sanna Marin u pa duke kërcyer dhe kënduar me miqtë në mënyrë të shfrenuar. Debati publik nëse drejtuesja 36-vjeçare e qeverisë ka të drejtë të festojë e shfrenuar mori përmasa të jashtëzakonshme.

Pas fotove ‘topless’ të shoqeve të saj, kryeministrja e

Marin konfirmoi se fotografia ishte shkrepur në një tualet në një rezidencë zyrtare të kryeministrave finlandezë pas një festivali muzikor në fillim të korrikut. Zonja Marin nuk duket në imazh; dy gratë e shfaqura kanë gjoksin e mbuluar me një shenjë që tregon ‘Finlandë’.

Pas fotove ‘topless’ të shoqeve të saj, kryeministrja e

Foton mendohet se e postoi njëra nga gratë, influencuese e mediave sociale, por sapo mediat filluan të raportojnë për të, fotoja u fshi.

Për mendimin tim, ajo foto nuk është e përshtatshme, kërkoj falje për këtë. Ajo foto nuk duhej të ishte bërë’,- tha Marin të martën.

Pas fotove ‘topless’ të shoqeve të saj, kryeministrja e

Ajo tha se mbrëmja pas festivalit ishte një festë private dhe emrat e të gjithë të ftuarve iu dhanë ekipit të sigurisë që monitoron vilën Kesäranta, që ndodhet në pjesën veriore të Helsinkit. Vila dykatëshe prej druri e vitit 1873 ka një sauna buzë detit, një pavijon, dhe një fushë tenisi. Në videon e publikuar javën e kaluar, Marin shfaqej me miqtë në një festë tjetër private. Ajo ka pranuar se ajo dhe miqtë e saj festuan në një ‘mënyrë të zhurmshme’, ku përfshihej përdorimi i alkoolit – por, sipas njohurive të saj, nuk kishte drogë. Madje, me kërkesë të opozitës, ajo bëri një test droge për t’u dhënë fund spekulimeve rreth përdorimit të substancave të paligjshme. Rezultatet ishin negative.

Sanna Marin kryeson një koalicion qeverisës prej pesë partish dhe ka marrë vlerësime për drejtimin e palëkundur të vendit përmes pandemisë COVID-19 dhe procesit të aplikimit për anëtarësim në NATO.

Të fundit