Flash News

POLITIKOFF

Pas humbjes së djalit të tij, Cristiano Ronaldo do të mungojë në ndeshjen Manchester United-Liverpool

Pas humbjes së djalit të tij, Cristiano Ronaldo do të

Cristiano Ronaldo do të mungojë në ndeshjen e Manchester United me Liverpool-in sonte pas vdekjes së një prej binjakëve të tij të porsalindur.

“Familja është më e rëndësishme se gjithçka dhe Ronaldo po i mbështet të dashurit e tij në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë”, tha Manchester United në një deklaratë në faqen e internetit të klubit.

“Si i tillë, ne mund të konfirmojmë se ai nuk do të luajë në ndeshjen kundër Liverpool në Anfield të martën në mbrëmje dhe ne nënvizojmë kërkesën e familjes për privatësi”.

Në këtë deklaratë thuhet gjithashtu:

“Cristiano, ne të gjithë mendojmë për ty dhe i dërgojmë forcë familjes”.

Futbollisti dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez zbuluan humbjen e tyre tragjike në rrjetet sociale mbrëmë, ku në një postim të përbashkët, shkruanin se janë "të shkatërruar" nga humbja e djalit të tyre dhe e quajtën atë "dhimbjen më të madhe që mund të ndjejë çdo prind".

"Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi. Dëshirojmë të falënderojmë mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyre", thuhet në deklaratë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Të fundit